Një automjet zjarrfikës lëviz në autostradë me sirenën ndezur për të shkuar sa më shpejt tek automjeti që është përfshirë nga flakët në afërsi të Unazës, në autostradën Tiranë-Durrës. 

Ajo që vihet re në pamjet filmike që DurrësLajm ka siguruar nga zjarrfikësit duket se asnjë nga automjetet nuk liron rrugën, në mënyrë që zjarrfikësja të shkojë sa më shpejt në vendngjarje.

Në autostradë mungon korsia e dedikuar ambulancës dhe zjarrfikëses dhe këto të fundit, në rastet kur në rrugë haset trafik i rënduar kanë vështirësi të mbërrijnë në kohë. 

Zjarrfikësja po shkonte drejt vendngjarjes, pasditen e sotme, pasi një automjet tip "Benz" ishte përfshirë nga flakët.