Policia e Durrësit njofton në lidhje me zjarrin që ra sot në një pallat në lagjen nr.5, se e moshuara Mereme Shesho që gjendej në shtëpi, aktualisht po merr kujdesin mjekësor pasi është asfiksuar.

Ka qenë fqinji i saj, shtetasi Ali Shehu 62 vjeç, personi i parë që i ka ofruar ndihmë shtetases Sheshos për të dalë nga banesa. Aktualisht edhe ai ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje shkuan dhe forcat e zjarrfikëses.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 01.08.2018, rreth orës 11:20, në lagjen Nr.5 Durrës ka rënë zjarr në banesën e shtetases M.Sh. 82 vjeçe, e cila është asfiksuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A.Sh. 62 vjeç  i ka ofruar ndihmë shtetases M.Sh. për të dalë nga banesa dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.