Durrës, zjarri tek apartamenti i të moshuarës, revoltohen banorët: Po na sjell gjithnjë probleme (VIDEO)

11/02/2019 - 11:40

Banorët që jetojnë në të njëjtin pallat të vjetër ku ra zjarri sot në lagjen nr.1 në Durrës, kanë reaguar menjëherë pas ngjarjes me nota revoltimi e irritimi.

Për kamerën e “DurrësLajm”, ata thonë se shkak i zjarrit edhe i disa problemeve të mëparshme është bërë pikërisht gruaja e moshuar që jeton vetëm në apartamentin që u përfshi nga flakët..

Për shkak të moshës së thyer edhe të mosprezencës së familjarëve, pakujdesia e 80-vjeçares F.C., ka shkaktuar disa herë probleme me ujin që rrjedh të fqinjët.

Sot pas rënies së zjarrit, fqinji i saj një kat më poshtë, thotë se zgjidhja e duhur do të ishte që ta dërgonin të moshuarën në azil pleqsh, pasi kështu po u shkakton probleme madhore atyre.

“Jemi ankuar 100 herë. I jam drejtuar edhe Bashkisë, edhe policisë. Ka 3 muaj që e lë çezmen hapur dhe më pikon tavani. Po për shtëpinë time kush përgjigjet? Ku të shkojmë? Edhe ne pensionistë jemi si plaka, nga 80 vjeç. Ta marrin ta çojnë në azil pleqsh”, shprehet ai.

Zjarri ra sot reth orës 08:45 në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila sipas policisë ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka pranuar akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit që e shpall të pabanueshme Godinën nr.15 në Qytetin Stud

Zgjidhet sot Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm.

Banorët e një pallati 13-katësh në lagjjen numër 5 në Durrës janë hedhur në protestë, pasi sipas tyre askush nuk po kthen vëmëndjen nga 6

Biznesmeni Hazir Gashi, pallatet e të cilit janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit i është përgjigjur shqetësimit të banorëve të Du

Teksa vijon inspektimi i objekteve të dëmtuara në Durrës nga grupet e inspektimit, OSHEE ka shpërndarë në terren 9 grupe, 3 prej të cilav

Vijon përditësimin i të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 12:00 të ditës së sotme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Ku

Është zhvilluar këtë të enjte në institucionin e Presidencës shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu.

Këto foto të ngjashme si në kampet e emigrantëve apo kampet e të ikurve nga lufta, janë shkrepur nga fotografët e LSA në Manzë të Durrësi

Pas 4 orësh nën rrënoja, Lavdosh Petoshati, sipërmarrës nga Durrësi, lutej për jetën dhe falenderonte Zotin që familja e tij, një kat më