Në disa zona të Durrësit dhe Shijakut do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike të mërkurën më datë 18 shtator.

OSHEE njofton abonentët  se për shkak të remontit të parashikuar në Linjën 35kV Shijak – Shkozet, më 18 shtator, do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00 – 13:00.

Zonat ku do stakohet energjia:

Subjektet private 35/04kV, Kantina e Verës, Xhelips, Alban Del, AIBA, Gjiri i Lalëzit, Ishëm, Miniera Manëz, Rushkull, Perlat, Hamallaj rrotull, Kamerras, Radë dhe Bilalas.