Durrës, Zv/ministri i Mbrojtjes dhe prefekti Roland Nasto vizitojnë nëndetësen turke (FOTO)

15/03/2019 - 19:20

Nëndetësen turke TCG GÜR S-357 që mbërriti ditën e enjte në portin e Durrësit e ka vizituar sot edhe zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, së bashku me zv.shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralbrigade Manushaqe Shehu.

Vizitë në nëndetësen, e cila mban flamurin turk, por edhe flamurin shqiptar si vend pritës, e vizitoi sot edhe prefekti i qarkut Durrës, Roland Nasto dhe kreu i Këshillit të Qarkut, Alfred Mullaraj.

Nëndetësja TCG GÜR S-357 do të qëndrojë në Durrës deri më 18 mars. Nëndetësja turke TCG GÜR S-357 ka ardhur në Portin e Durrësit në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë, ndërsa me vizitën e saj synohet që të thellohet edhe bashkëpunimi në fushën ushtarake mes dy vendeve.

Nëndetësja është e gjatë 62 metra, e gjerë 6.2 metra dhe peshon 1400 tonë, ndërsa personeli i saj përbëhet nga 45 persona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas deklaratës së ministrit Gent Cakaj se do shkarkoheshin 20 punonjës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mësohet se një ndër

Drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini nuk ka kaluar Vetingun.

Policia e Shtetit njofton se do kallzojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për denoncimet e postuara nga ky i fundit në profilin e

Air Albania ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktiv

Dhoma e Avokatisë në Korçë ka bojkotuar shërbimet për 3 ditë.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në orën 09:45 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet seanca paraprake.

Policia e Shtetit ka nisur trajnimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një këmbësor i moshuar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Shoqëritë e transportit të udhëtarëve në Gjirokastër kanë ndërmarrë një protestë ditën e sotme.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë sot seancën paraprake për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.