Për dy ditë ( sot dhe nesër, e mërkurë dhe e enjte) në disa zona në Durrës dhe Shijak do të stakohet energjia elektrike.

Për shkak të punimeve të planifikuara të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST, në linjat 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), në datat 20-21 mars do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-13:00.

20 mars, pa energji do të mbeten këto zona në segmentin Durrës-Shijak: Shijak, Breg Lumi, Sukth, Lagjia e Stallave, Bizneset gjatë autostradës, “4 Rrugët e Shijakut”, Maminas – Shijak, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Kompleksi “Lura”, Shënavlash

21 mars, pa energji do të mbeten këto zona në Durrës: Shënavlash, Vrinë, Spitallë, Fllakë, zona e ish-Kënetës, Porto Romano, rruga “Aleksandër Goga”.