Durrësi humbet një tjetër sipërfaqe të gjelbërt urbane, priten kumbullat dekorative “Pissardi” (VIDEO)

07/08/2020 - 12:52

Pemët dekorative që prej vitesh zbukuronin një pjesë të rrugës “Egnatia”, nga stacioni i vjetër i trenit deri te hyrja e Portit Detar sot u sharruan për t’i hapur rrugë investimit që po realizohet në këtë aks. Të vetmet pemë që kishin mbetur për t’i dhuruar pak gjelbërim dhe hije kalimtarëve dhe banorëve të zonës u “sakrifikuan” për t’i hapur rrugë trotuareve të gjera. 

Në pranverë, ky aks të dhuronte një pamje mbresëlënese, pasi kumbullat dekorative “Pissardi” me lule ngjyrë rozë dhe gjethe të kuqe të errët bënin kontrast me rrugët e tjera kryesore të Durrësit ku ngrenë krye palmat shtatlarta. 

Ashtu si dhe në shumë rrugë të tjera të qytetit bregdetar, ku është investuar vitet e fundit apo në shëtitoren “Taulantia” (ku investimi nuk ka përfunduar ende), gjelbërimi reduktohet për t’i lënë hapësirë pllakave dhe betonit. 

Jo më larg se dy javë më parë, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) njoftonte, se në bazë të një studimi të bërë, Durrësi ka humbur në vitet 2015-2020, 4.38 ha gjelbërim urban. Pra vetëm në 5 vitet e fundit, qyteti bregdetar ka humbur thuajse gjysmën e sipërfaqeve të gjelbëruara urbane në zonën qendrore të tij (zona A). 

Me prerjen e kumbullave “Pissardi” qyteti humb një pjesë tjetër të kurorës së gjelbërt urbane, ndërkohë që pas përfundimit të investimit në këtë aks do të akordohen të tjera para të tatimpaguesve për të blerë pemë të reja dekorative.

Prej rreth dy muajsh, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është duke investuar për rikonstruksionin e rrugës “Egnatia” në dy pjesë të veçanta të saj (nga rrethrrotullimi i stacionit të trenit deri tek “Flagship” dhe nga shkolla “Jusuf Puka” deri te kryqëzimi i rrugës “Grigor Durrsaku”).

Fondi Shqiptar i Zhvillimit po financon rehabilitimin e dy rrugëve kryesore në qytetin bregdetar (rruga “Dëshmorët” dhe rruga “Egnatia”), me një fond që kap vlerën rreth 190 milionë lekë me TVSH.

Punimet që po realizohen në këtë aks janë shoqëruar me indinjatën e qytetarëve durrsakë, pasi investimi nisi paralelisht me periudhën kur Durrësi hapi sezonin turistik. Investimi në këtë aks u denoncua në muajin korrik edhe nga kreu i degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, i cili tha se “punimet po bëhen pa studim, pa konsultim me qytetarët dhe nuk po bëhen në mënyrën dhe kohën e duhur.”

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se ditën e nesërme (data 30 shtator) do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarq

SPAK ka nisur të marrë në pyetje personat, në lidhje me hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen në flagrancë 2 pronarë su

Paraditja mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Mbledhja e përbashkët mes qeverise se Shqipërise dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë.

Bashkia e Shijakut është ndër të parat që vlerëson transparencën e punës së saj në raport me qytetarët. Për këtë ajo vë në dispozicion të

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër t

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

Tarifa më të ulta për shërbimin funeral në Njësitë Administrative të bashkisë Durrës (ish-komunat).