Durrësi i Ri apo një vend i shkretë e i humbur?! (FOTO+VIDEO)

16/11/2018 - 16:59

Një pjesë e rrugëve të ish-Kënetës apo "Durrësit të Ri" siç e quajti kohë më parë kreu i qeverisë, vijojnë të jenë të parregulluara e të pa ndriçuara. Kjo zonë ndodhet vetëm pak kilometra larg nga qendra e Durrësit, por infrastruktura e munguar të çon tutje qytetit bregdetar.

Pamjet e paraqitura nga "DurrësLajm", vijnë nga rruga "Danubi" në lagjen 14, ku vende-vende i vetmi ndriçim është ai që vjen nga banesat. E siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme, banorët gjejnë ngushëllim nga drita e telefonit për të ecur në terr të plotë.

Ashtu si shumë investime të tjera në vend, edhe një pjesë e rrugëve të asfaltuara e të pajisura me shtylla ndriçimi të Ish-Kënetës u inauguruan në prag zgjedhjesh për të mos u kujtuar më për pjesën që mbeti, gjatë mandatit të siguruar.

Errësira mbretëron kudo, çka rrit rrezikshmërinë e vjedhjeve të cilat nuk janë të pakta në këtë zonë apo edhe të ngjarjeve më kriminale.

Por edhe nëse lëviz gjatë ditës në këtë rrugë, sërish situata është shqetësuese për banorët pasi mungon infrastruktura. Ndërhyrja e fundit është kryer kohë më parë nga vetë qytetarët me të ardhurat e tyre, ku siç duket në foto ngjason me rrugën e një vendi të shkretë e të humbur.

Problematike situata bëhet sidomos në kohën e reshjeve, ku në shumë raste, përmbytja e rrugëve nga shirat ka penguar edhe nxënësit të ndjekin mësimin në shkollë, pasi bëhen të pakalueshme.

Nga burime zyrtare pranë njësisë administrative nr.6, mësohet se për të disatën herë, kryetarit Vangjush Dako i është dërguar një kërkesë ku kërkohet përfshirja e një fondi në buxhetin e bashkisë, për të rregulluar rrugët e mbetura në gjendje mjerane, por deri më sot, një vendim i tillë ende nuk është shqyrtuar në Këshillin Bashkiak.

Ndaj edhe banorët duhet të presin zgjedhjet e qershorit të 2019-ës, kohë ndoshta kur problemi i tyre mund të marrë zgjidhje!

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak orë përpara protestës së opozitës së bashkuar, Ambasada Italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe turmat

Banorët e Unazës së Durrësit kanë protestuar duke kërkuar vendosjen e një mbikalimi që i ndihmon ata për të kaluar nga njëra anë e rrugës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paralajmëroi së fundmi planet e afërta të qeverisë “Rama” për dhënien me konce

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin, por në zonat malore herë pas here do të ketë kali

Krahas vizitës në bashkinë e Durrësit dhe PS-në lokale, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka zhvilluar një takim edhe në UAMD.

Përfaqësues të Strukturës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor ( WBIF), Komisionit Europian dhe BERZH, kanë zhvilluar një vizitë në Po

Pavarësisht nga disa informata se Paketa e Zgjerimit 2019 do të shtyhet, Ballkani Perëndimor Evropian zbulon se miratimi dhe publikimi i

Ministria e Arsimit, Besa Shahini, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim në selinë e Partisë Socialiste në Durrës për të diskutuar mbi

Dyzet të rinj nga i tërë Ballkani Perëndimor u mblodhën, më 23 maj 2019, në Tiranë, për të marrë pjesë në “Shtigje Rinore 2019”.

Më 26 maj në Itali do të zhvillohen zgjedhjet administrative, datë kjo që përkon me zgjedhjet në parlamentin europian.