Qyteti i Durrësit ka shënuar 15 raste të reja me koronavirus. Sipas informacioneve, të infektuarit nuk kanë simptoma të virusit, pasi të gjithë janë asimptomatikë.

Mungesa e simptomave ka bërë që në mënyrë të pavetëdijshme personat e infektuar ta përçojnë virusin te njerëz të tjerë, me të cilët kanë pasur kontakt.

Sipas shërbimit epidemiologjik, një pjesë e mirë janë raste kontakti, ndërsa për të tjerët vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Deri ditën e djeshme sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rezultonin 256 raste aktive në rang qarku, ndërsa 20 kanë humbur jetën.