Qyteti i Durrësit është kthyer në një kantier ndërtimi, pasi njëkohësisht po rikonstruktohen 8 akse kryesore. Bëhet fjalë për gjashtë rrugë brenda për brenda qytetit, të cilat po frezohen dhe po riasfaltrohen.

Rruga “Zef Ujkaj”, rruga “Kristo Sotiri”, rruga “Aleksandër Goga”, rruga “Albania” në zonën e ish-Kënetës dhe rruga “Mujo Ulqinaku” janë akset, ku janë përqëndruar punimet.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako thotë se brenda një muaji të gjitha këto rrugë do të jenë të përfunduara dhe të asfaltruara. Sipas tij, punimet do ecin me ritme shumë të shpejta që puna të përfundojë para nisjes së sezonit turistik, me qëllim qw të mos krijohet kaos në trafik.

Sakaq, në zonën midis rrugës “Egnatia” dhe rrugës “Mars ‘91” që është rruga paralel me portin është asfaltuar dhe e njëjta gjë është bërë edhe në rrugët “Liburnika” dhe “Hafiz Ali Podgorica” që gjenden midis 2 qendrave tregtare të qytetit.

K.H.