Durrësi me reshjet më të shumta/ Çfarë ndryshimesh do presim nga moti në vazhdim

21/05/2020 - 16:33

Pas disa ditëve me mot të qëndrueshëm vendi ynë sot u ndikua nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Kjo sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak bëri që moti në pjesën e parë të ditës të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet kanë qenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive, ndërsa njëkohësisht edhe ajri mbi vendin tonë për shkak të këtyre reshjeve është pastruar nga sasia e lartë e pluhurit dhe rërës.

Sasia më e lartë e reshjeve deri në këto momente u regjistrua në qytetin e Durrësit me 20.2 mm shi pasuar nga kryeqyteti me 15.6mm dhe në qytetet e tjera më pak se kjo sasi reshjesh. Sa i përket temperaturave në mesditë ato nuk i kaluan vlerat prej 26-27ºC, ndërsa dita do të mbyllet me kthjellime në zonën e veriut dhe atë të qendrës, ndërsa në zonën e jugut mot me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu.

Por si do të vijojë moti për ditën e nesërme? Për shkak të depërtimit të masave ajrore të qëndrueshme moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 10ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato të ulëta dhe ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen me rritje duke prekur vlerat nga 24ºC në relievet malore deri në 30ºC në ato të ulëta dhe ato bregdetare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Partisë Socialiste Italiane, Vincenzo Maraio, ka shprehur hapur mendimin e tij kundra shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 21 persona me koronavirus, të gjithë n

Vitet e fundit ne kemi parë shumë kronika lajmesh, por edhe kemi dëshmuar me sytë tanë se si grupe emigrantësh sirianë futen në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi që prej datës 1 qersh

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur shqyrtimin e rastit të dhunimit të të riut rom nga policia bashkiake.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të

Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore.

Reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi!