Jo vetëm bregdeti i Durrësit por edhe objektet historike dhe arkeologjike janë shumë të vizituar në këtë sezon veror.

Të gjithë që vijnë këtu përpiqen të marrin me vete kujtimet më të bukura nga një qytet me histori tre mijëvjeçare, qoftë nëpërmjet fotografimit të qytetit dhe objekteve që e përfaqësojnë atë qoftë edhe nga vizitat që bëjnë duke i memorizuar ato në mendje.

Sllovakët, polakët, dhe izraelitët që kanë ardhur edhe më parë, tani janë bërë bashkë me hungarezët dhe çekët. Përgjatë bregdetit, gjen shumë turistë nga vendet nordike, ashtu sikundër në amfiteatër interesi është shumë i madh për ta vizituar.

80 për qind e pushuesve në hotelet e plazhit të Durrësit janë të huaj. Sipas menaxherëve të hoteleve, pushuesit nga Kosova kanë ardhur pas muajit të Ramazanit.

Ndryshe nga një vit më parë, pushuesit në Durrës këtë vit kanë ardhur më herët. Që në mars një pjese e tyre nisën plazhin duke përfituar edhe nga çmimet e leverdisshme.

K.H.