Kjo fillim jave ka nisur me ndryshime të motit në mbarë vendin. Qyteti i Durrësit sot është zgjuar i mbuluar nga mjegulla, ku fundjava ia ka lënë vendin temperaturave më të ulëta.

Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore veriore do të ketë vranësira kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant.

Gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit mbetet me mot të kthjellët, përjashtuar zonat veriore ku dominante do të jenë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlerat e tyre konstante, ndërsa ditën e martë pritet rënie në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Vala e te nxehtit rikthehet ditet e fundit të korrikut për të qëndruar edhe në ditët e para të muajit gusht 2017.