Durrësi zgjohet nga një tjetër lëkundje sizmike. 

3.7 ballë është tërmeti më i fundit i regjistruar në Durrës, në orën 06.46. Epiqendra vijon të mbetet veriu i Durrësit, aty ku janë regjistruar pjesa më e madhe e tërmeteve që filluan pasditen e së shtunës, në orën 16.04 me 5.8 ballë, për t'u pasuar nga shumë të tjera me manjitudë më të ulët.