Ndonëse kaluam një vit të vështirë, ku ngjarja që tronditi gjithë Shqipërinë ishte tërmeti  i 26 nëntorit 2019, edhe viti i ri 2020 ka nisur me tërmete. Lëkundja më e fortë ka qenë ajo me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, sipas IGJEUM, që është regjistruar në Kepin e Rodonit. 

Ndërkohë, faqja evropiane EMSC raporton për lëkundje me magnitudë 4.2. Tërmeti është regjistruar në orën 03:53 minuta. Ai është pasuar nga lëkundje të tjera me magnitudë të vogël.

Ndoshta është një rastësi, por ora në të cilën është regjistruar tërmeti i sotëm përkon me orën kur ndodhi tërmeti tragjik i 26 nëntorit, 6.4 i shkallës Rihter.