Durrsakët të parët në vend përsa u përket... shtëpive të mëdha

22/11/2019 - 18:41

Korçarët janë të mjaftuar që të jetojnë edhe në shtëpi me sipërfaqe modeste. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, 14% e familjeve korçare jetojnë në shtëpi me sipërfaqe më të vogël se 50 metra katror. Pesha e familjeve korçare që jetojnë në shtëpi të vogla u rrit në 2018-n, nga 11.8% në 13.9%.

Nga ana tjetër durrsakët janë ata që preferojnë që shtëpitë t’i kenë të mëdha. Familjet në Durrës kanë përqindjen më të lartë në vend, që jetojnë në shtëpi me sipërfaqe më të madhe se 130 metra katror. Në 2018-n 10.4% e familjeve në Durrës jetojnë në shtëpi me hapësira të mëdha.

Familjet e Tiranës në vitin 2018, për shkak edhe të çmimeve, po jetojnë gjithnjë e më shumë në shtëpi me sipërfaqe më të vogla. Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme çiftet e reja kërkojnë të blejnë në afërsi të qendrës, por për shkak të çmimeve kufizohen në sipërfaqe. Kështu të dhënat tregojnë se përqindja e familjeve në Tiranë që jetojë në një shtëpi me sipërfaqe 50-90 m2 u rrit nga 48% në 2017-n në 50.1%, ndërsa pesha e familjeve që jetojnë në shtëpi me sipërfaqe 90-130 m2 dhe mbi 130 m2 shënoi rënie (shiko tabelën).

Në vitin 2018, 52,2 për qind e familjeve në Shqipëri jetojnë në banesa, sipërfaqet e të cilave janë nga 51 në 90 m2. Banesat sipërfaqet e të cilave variojnë nga 91-130 m2, renditen në vendin e dytë për sa i përket përqendrimit të familjeve që jetojnë në to, 33,9 për qind. Në vitin 2018, përqindja më e lartë e familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51-90 m2 është regjistruar në qarkun Kukës (61,7%), ndërsa në qarkun Elbasan është regjistruar përqindja më e lartë e familjeve (39,6%) që jetojnë në banesa me sipërfaqe 91 – 130m2.

Gjatë viteve është regjistruar një rritje e përqindjes së familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave është mbi 90 m2. Nga viti 2016 në 2018, për qarkun e Lezhë, vihet re një ulje prej 4.9 pikë përqindje e familjeve të cilat jetojnë në banesa me sipërfaqe me më pak se 50m2. Në qarqet Fier, Tiranë dhe Durrës janë regjistruar rritjet më të larta të familjeve që jetojnë në banesa me më shumë se 130m2. /monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi morën peng një 23-vjeçar nga Maqedonia.

Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

 Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka qenë sot bashkë me kryetarin e bashkisë së Durrësit Zhulien Varfaj tek kompleksi “Jedas", në lag

Zv/Kryeministri Erion Braçe zbuloi se koncesioni i rrugës Milot-Balldre është anuluar.

Drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, Teuta Dobi është shkarkuar sot nga puna.

Më 6 dhjetor 2019, në njësinë administrative Manëz në bashkinë e Durrësit, përfundoi instalimi i njësive të lëvizshme të banimit që Gazsj

Një nga ngjarjet më të rënda të tërmetit që ndodhi në datën 26 nëntor ishte padyshim tragjedia në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq n

Në një kohë kur Durrësi ka hyrë në ditën e 11-të që nga tërmeti shkatërrimtar i datës 26 nëntor, bilanci i dëmeve në terren sa vjen e rën

Mëngjesin e 26 nëntorit, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë të ditur se ekspertët e saj po punojnë me inxhinerët shqiptar në mënyrë që