DW: Shqipëria ndër vendet e para për dëbime nga Gjermania

11/09/2019 - 12:25

Njerëzit nga Ballkani mund të jetojnë në Gjermani vetëm në kuadër të qëndrimit me leje pune. Rregullorja e Ballkanit e mundëson këtë. Shanset për azil janë gati zero. Dëbimet vazhdojnë edhe në shtator.

Nga Gjermania janë dëbuar afër se 11.500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019. Një rritje e vogël kjo krahasuar me një vit më parë. Kjo është përgjigja që qeveria gjermane i dha në gusht kërkesës së bërë nga partia e Majta lidhur me dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar nga Gjermania. Dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar do të vazhdojnë edhe në shtator.

Vendet kryesore ku dërgohen të dëbuarit janë Shqipëria, Italia, Serbia, Gjeorgjia dhe Franca. Më së shumti dëbohen shqiptarë, serbë, rusë, gjeorgjianë dhe nigerianë.

Ndërkohë këtë vit në kufirin gjerman janë kthyer ose nuk iu është lejuar hyrja në Gjermania 6.905 vetëve. Në kuadër të rregulloreve të Dublinit, Gjermania ka kthyer në këtë periudhë 4215 azilkërkues në vende të tjera të BE-së, sepse aty ata kanë shkelur për herë të parë tokën europiane.

Në Gjermani ndodhen më shumë se 246.000 vetë, të cilët duhet të largohen nga vendi. 191.117 prej tyre kanë statusin e “duldung”-ut që do të thotë, se për arsye ligjore ose praktike dëbimi nuk kryhet dot.

Ndërkohë këtë vit nga Gjermania u larguan vullnetarisht 6.786 vetë duke shfrytëzuar ndihmën e kthimit. /DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në vend 67 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stadiumi", i zhvilluar në kushte të larta sigurie nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bash

48 orë nga marrja e tamponëve të punonjësve të ISHSH Durrës dhe AKU Durrës, ende nuk kanë ardhur përgjigjet.

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqip

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KP për prokurorin Artan Bajrami, duke vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot tenderin për projektin e godinës së Teatrit Kombëtar.

110 familje janë pajisur me lejet e legalizimit të një pallati në lagjen nr. 2, në qytetin e Durrësit.

Britania e Madhe ka hapur kufijtë për 57 vende të botës, por Shqipëria nuk bën pjesë në to.

  • Vëmendja u përqendrua kryesisht në boshtin rrugor "Mbikalimi i Shkozetit- Plepa"; segmenti Ura e Dajlanit-Plepa (plazh) dhe