DW zbulon detaje: CDU/CSU e Merkel vendos nëntë kushte për Shqipërinë

18/09/2019 - 16:38

Bundestagu gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Dokumenti  që do të formulojë qëndrimin gjerman në Këshilllin e BE-së dhe është duke u finalizuar, do të hidhet në votim me kërkesë të dy grupeve parlamentare të maxhorancës qeveritare, Unioni Kristdemokrat dhe Unioni Kristsocial (CDU/CSIU) si edhe Partia Socialdemokrate. 

Aty është parashikuar që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet qysh në janar, ndërsa Shqipëria do t’i nisë ato vetëm kur të plotësohen disa kushte. Sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU, bëhet fjalë pak a shumë për nëntë pika:

– Funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

– Miratimi i reformës zgjedhore;

– Implementimi i reformës zgjedhore;

– Ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

– Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

– Vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

– Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”;

– Përparime në reformën e administratës publike;

– Sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Pritet vendimi i Francës

Këto kushte, të vendosura nga partia e kancelares Angela Merkel do të hidhen në votë  nga  depuetët e  grupit parlamentar më 24 shtator. Në 25 shtator ato pritet të trajtohen në Komisionet përkatëse  në Bundestag dhe më 26 shtator, në mbrëmje vonë, është parashikuar të mbahet një seancë plenare 45 minutëshe, në fund të së cilës do të merret vendimi me votë.

Pra mesazhi nga Bundestagu gjerman pritet të jetë: Për Maqedoninë e Veriut negociatat do të mund të nisin qysh në janar, Shqipëria duhet të presë edhe ca. Se a do të jetë qëndrimi i Gjermanisë i njëjti me atë të Këshillit të BE-së, më 17 tetor, kjo nuk dihet ende. Shumëçka varet nga presidenti francez, Emmanuele Macron i cili deri tani është shprehur kundër zgjerimit para konsolodimit të BE-së.

Vendimi i Gjermanisë sigurisht që e shton presionin ndaj presidentit francez. Kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të ndryshojë mendim në momentin e fundit. Vendet  e tjera që janë kundër, siç është Holanda, ose skeptikë, siç është Danimarka, mund ta ndryshojnë qendrimin e tyre, nëse Franca jepë "dritë të gjelbër"./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse situata e Covid-19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme, gjatë një interviste ne emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Og

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes 4-orëshe të Këshillit Politi

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Pas nismës nga qeveria në lidhje me përgjimet nga policia pa autorizimin e prokurorit, ka reaguar Komitetit Shqiptar i Helsinkit

"Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" stacionin e radhës për firmosjen e peticionit e ka pasur në Lushnje.

Mjeku Pëllumb Pipero, i cili i bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi, me këshillat që jepte për qytetarët është shpallur “Qy

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar vështirësitë me

Prokuroria e Tiranës ka thirur sot në pyetje tre specialistët e Institutit të Ndërtimit, që përpiluan akt-ekspertizën dhe dolën në konklu

Në mbledhjen e nesërme që do zhvillojë Këshilli Bashkiak Durrës, një nga pikat kryesore është shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit: “