Dy çadrat e ngritura gjatë natës pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, janë spostuar nga forcat e ushtrisë brenda fushës së futbollit.

Janë dy çadra me kapacitet 30 shtretër secila, të cilat pothuajse që në mesditë janë mbushur nga banorë të qytetit, të cilët kanë menduar që edhe natën e sotme ta kalojnë jashtë banesave të tyre.

Nga ana tjetër, për banorët e prekur nga tërmetet, janë vënë në dispozicion edhe mjediset në dy Kavaleshencat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Puneve të Brendshme me kapacitet total 700 shtretër.