Dy fëmijë me koronavirus, flet shefja e infektivit të pediatrisë

25/03/2020 - 22:16

Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë, zbuloi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me koronavirus.

“Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli.

Kur u pyet nëse ka një trajtim të veçantë për fëmijët, Kuli tha se përdorimi i antibiotikëve tolerohet më mirë nga fëmijët: “Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve”.

“Por, nëse pas 4-5 ditësh fëmija ka shenja të rënduara, si frymëmarrje të vështirë apo kollë të fortë, duhet të drejtohemi te mjeku pediatër ose duke komunikuar me 127-n”, shtoi shefja e infektivit të pediatrisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth 80 shtetas italianë, të cilët kishin mbetur në Shqipëri pas mbylljes së kufijve për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë së

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar sot akademiken dhe profesoreshën e njohur të Fakultetit Filologjik, Floresha Dado.

Dezinfektimi i tregut të fruta-perimeve në Durrës do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, ndërkohë që vetëm nga data 1 prill ai do të rihape

Mëngjesi i ditës së hënë ka nxjerrë nga izolimi i fundjavës bizneset dhe teksa me shtrëngimin e masavekundër përhapjes së CoVid-19, për n

Në qytetin e Kukësit masat e marra nga qeveria duket se po gjejnë zbatim nga pjesa më e madhe e qytetarëve.

Në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, janë: mjekët, infermierët, zjarrfikësit, polic

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e

Pas mbylljes me urdhër të bashkisë, është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i tregut të fruta-perimeve në Durrës.

Delegacioni Europian në Shqipëri, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që në orën 2

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar së fundmi një udhëzues të përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpis