Pas përfundimit të procesit  të numërimit të votave për kandidatët në qarkun e Durrësit, ka rënë në sy edhe numri i votave që kanë marrë kandidatët e partive të vogla.

Partia Socialdemokrate me 655 vota dhe Nisma Thurje me 667 vota janë dy partitë e vogla që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Në ndryshim nga dy partitë  kryesore PS dhe PD ku më të votuarit janë kandidatët meshkuj, respektivisht  Edi Rama (15871 vota) dhe Igli Cara (6952 vota), në këto dy subjekte të vogla politike kandidatët më të votuar janë femra.

Egriselda Allushi është kandidatja më e votuar e Nismës Thurje me 148 vota, ndërsa kandidatja më e votuar e partisë Socialdemokrate është Gladiola Çopa me 101 vota.

Përveç se janë dy kandidatet më të votuara të partive të vogla dy vajzat e reja ndajnë të njëjtin profesion. Egriselda e Nismës Thurje është mjeke ndërsa Gladiola punon si ndihmës mjeke.

J.D.