Marsida Qatja, gruaja që fitoi vëmendjen e publikut pas vrasjes së Dritan Haxhollit që ndodhi në apartamentin e saj, është bërë sërish aktive në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, Marsida shihet e përqafuar me bashkëshortin e saj, Indrit Hyseni, që mesa duket ka përfunduar dënimin e tij për drogë. Mjaft të buzëqeshur dhe të rrethuar me zemra, dyshja duket se s’do t’ja dijë për thashethemet.

“Është vetëm një lumturi, të duash dhe të të duan,”- shkruan Marsida krahas fotos.

Shtëpia e Marsida Qatjas u kthye në një skenë krimi, në orët e para të mëngjesit të datës 10 tetor, pasi një konflikt i armatosur përfundoi me vrasjen e Dritan Haxhollit. Autori ishte miku i parukieres, Bledar Toçi, i cili është aktualisht në burg bashkë me të vëllanë.

Fillimisht u dyshua se ngjarja kishte ardhur si pasojë e xhelozisë, ndërsa hetimet zbuluan se pas çështjes fshiheshin pazaret e drogës.