Dy të rinj nga Durrësi dhe Shijaku kanë tentuar t’i japin fund jetës me fotoksinë dhe pesticide për insektet.

Fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Njoftimet e policisë

  • Më datë 19.08.2017, ora 10:30, në lagjen Nr. 7 Durrës në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë shtetësia K.B. 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.Neni 99 i Kodit Penal. 
  • Më datë 19.08.2017, është vethelmuar në banësë, me pesticide që përdoret për insektet, shtetasi Sh. B. 31 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet i shtruar në Repartin Toksikologjik Spitalin" Nënë Tereza" Tiranë jashtë rrëzikut për jetën.Neni 99 K.P.