Dy tërmete njëri pas tjetrit, për 2 minuta janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Veri të Shqipërisë.

Sipas IGJEUM, tërmeti i parë ka qenë 3 ballë dhe ka goditur Thirrën, ndërsa i dyti, 2.3 ballë, 26 km në jug-perendim të Kukësit.

Lekundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Lezhë. Nuk ka raportime për të lënduar apo për dëme materiale.