Dyfishohet nr. i objekteve për t'u shembur në Durrës, i lartë nr. i objekteve për t'u shembur në Shijak

05/12/2019 - 19:53

Zv/ministrja Rovena Voda ka dalë mbrëmjen e sotme me një tjetër deklaratë për shtyp, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dyfishohet numri i objekteve për t’u prishur në Durrës, nga 34 që deklaroi Voda mbrëmjen e së mërkurës, në 70 që deklarohen mbrëmen e së enjtes.

Ndërkohë, shumë i lartë është numri i objekteve që do të shemben në Shijak, plot 285 deri më tani.

Deklarata e plotë e zv/ministres Rovena Voda:

E enjte, 5 dhjetor 2019, ora 18:30 pm:

Përshëndetje, vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER
Deri në orën 17:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 440 (Tiranë – 198; Durrës – 204; Lezhë – 36; Elbasan – 1; Shkodër - 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 385 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

EKIPET PËR VLERËSIMIN E DËMEVE.
Me ngritjen e njësisë së koordinimit për vlerësimin e dëmeve, në vijim po ju përcjellim një pasqyrë të vendeve që kanë dërguar ekipe të vlerësimit me ekspertë:

Numri i përgjithshëm i ekspertëve deri tani është 83, përkatësisht:

Franca: 4;
Zvicra: 2;
Italia: 8;
Greqia: 16;
Turqia: 8;
Maqedonia e Veriut: 16;
SHBA: 2;
Kosova: 20;
Izraeli: 7.

Ndërkohë, dy vende të tjera, nga të cilat priten të dërgojnë ekipe të vlerësimit me ekspertë janë: Rumania dhe Hungaria.

Ekipe shqiptare janë nga: Instituti i Ndërtimit, inxhinierët e bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamenti i Rrugëve (ARRSH), të cilët janë ndarë në ekipe në 11 njësitë administrative Durrës. Inxhinierët ndërkombëtarë janë caktuar për të lehtësuar këto ekipe.

PUNA NË TERREN
Në total në të gjithë Qarkun Durrës, nga data 29.11.2019 - 05.12.2019 me shembjen sot të objektit 3-katësh në Shkozet janë shëmbur gjithsej 28 objekte:

- 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

- 18 objekte në Bashkinë Durrës.

Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:

• Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;

• Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t'u prishur;

Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike.

• Bashkia Shijak – 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285  për t'u prishur;

Në rang qarku, 4949 objekte të inspektuara.

VULLNETARËT INDIVIDË
Që në datën 30 nëntor 2019 u vendos në dispozicion në faqen e-albania një seksion i dedikuar plotësimit të dy formularëve për regjistrimin si individ/OJF vullnetare për të dhënë kontribut në zgjidhjen e situatës problematike të familjeve dhe zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. 

Deri më tani (05.12.2019 - 18h00) kanë mbërritur 336 aplikime individuale.

SIGURIA
Strukturat e rendit dhe sigurisë publike në qarkun e Durrësit  të mbështetura nga efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe efektiv rendi  kanë bërë të mundur sigurimin e rendit dhe qetësisë në parametra normal në qarkun e Durrësit.

Këto struktura janë angazhuar duke  mbështetur gjithë strukturat që po kryejnë veprime në terren për grupet e Inspektimit, strukturat e emergjencave civile, ruajtjen e vendeve të grumbullimit të ndihmave , ruajtjen e hoteleve që janë akomoduar qytetarët, ruajtjen e objekteve të dëmtuara me rrezik të shtuar etj

Janë shtuar shërbimet policore në terren , është rritur prezenca  dhe partrullimet  duke monitoruar territorin në 24-orë duke bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe të gjitha tendencave ndaj pronës, bizneseve dhe jetës së qytetarëve.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë!

Faleminderit!

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është shtyrë për në muajin shkurt publikimi i një metodologjie të re të Komisionit Evropian, e cila ka për qëllim të ndryshojë mënyrën e

Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme.

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për herë të parë si kryediplomate në vendin tonë.

OSBE-ja ka reaguar pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2019, i cili tregonte se vendi ynë ka humbur 7 pozicion

Gazetari Artan Hoxha dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, pasditen e sotme kanë shkuar në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me

Gazetari Artan Hoxha, i cili bëri publike videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme, në orën 17.57. Epiqendra ka qenë në rrethin e Korçës.

Ditën e sotme, mediat raportuan se Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Krimi

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla do të paraqitet sot pranë SPAK, pasi është thirrur për të dëshmuar nga prokurorët të cilët k