Dyshimet për vrasjen e dyfishtë në Durrës, u porosit nga Belgjika, autori i rrezikshëm

08/11/2018 - 10:11

Vrasja e Edison Harizajt ka ndodhur për hakmarrje. Kjo është pista kryesore mbi të cilën po heton policia për vrasjen e dyfishtë të së martës në Durrës, ku mbeti viktimë Edison Harizaj dhe Genci Caci.
Hakmarrja ka ndodhur për një seri ngjarjesh kriminale që fillesën e tyre e kanë para viteve 2000 në Vlorë.

Për shkak të tyre Harizaj dhe një miku i tij po ashtu i përfshirë në këto ngjarje kriminale kanë qenë në shënjestër të vrasësve gjatë këtij viti. Sipas hetimeve të deritanishme, i zhdukuri në Vlorë Andi Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati për të kuptuar rutinën e tyre. Xhaferi ishte porositur t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat.

Për këtë detyrë që ai e kishte marrë nga Belgjika, Xhaferri kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij Elton Troqe. Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri erdhi në Vlorë për të kryer porosinë e marrë dhe nisi të gjurmojë personat së bashku me mikun e tij u zbulua prej Harizajt dhe mikut të tij. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë.

Fill pas kësaj ngjarjeje, Harizaj u zhvendos nga Vlora në Durrës ku jetonte në një banesë me qira pranë zonës së Plazhit në Durrës jo shumë larg vendit ku u vra.

Nisur nga ky episod, policia dyshon se vrasja e Harizajt, i cili ishte shënjestër i atentatit dhe i Genci Cacit është porositur nga Belgjika. Është ende e paqartë nëse ekzekutimi është porositur me pagesë apo autori ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe ka kryer vetë ekzekutimin.

Autori i dyshuar është një person me precedentë penalë i dënuar për vrasje që ka mundur të arratiset nga burgu dhe prej kohësh strehohet në Belgjikë. Ai cilësohet si njeri i rrezikshëm dhe pjesë e një bande kriminale në Vlorë.

(BalkanWeb)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë sekuestruar 1000 koli me cigare të cilat rezultuan të ishin kontrabandë.

Rreth 1000 të rinj vullnetarë, ministri Klosi, përfaqësues të Eko Mendje, nga Zonat e Mbrojtura, prefektura e Durrësit dhe strukturat e t

Në Shqipëri, ambasada amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të rregjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qersh

Pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit dhe pas lajmesh të shumta të publikuara në media, kanë reaguar më në fund Prokuroria e

Nga Durrësi, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nisi sot fushatën për skemat mbështetëse nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zh

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private.

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për të drejtat e pronës në Shqipëri ka dobësi

Ujësjellës Kanalizime Durrës nisi investimin për rikonstruksionin e rrjetit të ri të ujësjellësit nga Mulliri i Bullgarit deri në hyrje t

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Korçës, Dhorina Theodhori.

Olsian Çela është kandidatura e parë që regjistrohet për garën e hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për pozicionin e Prokurorit të