Koha e mirë dhe dita e pushimit kanë krijuar trafik të rënduar në rrugët e Durrësit, sidomos në akset “Egnatia” dhe “Taulantia”.

Për të shfrytëzuar rrezet e diellit dhe shijuar një kafe buzë detit, më mijëra qytetarë janë drejtuar tek shëtitorja “Taulantia” dhe zona e Currilave.

Por siç shihet nga pamjet filmike, drejtuesit e mjeteve janë detyruar të qëndrojnë të bllokuar në trafik për minuta të tëra.

Megjithëse u premtua se nënkalimi tek “Veliera” do të lehtësonte trafikun në këtë aks, që përshkohet çdo ditë nga mijëra automjete, pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment.

Minutat që mund t’i shpenzonin në destinacionin e preferuar, qytetarët detyrohen t’i kalojnë të bllokuar në trafik.

Dhe jemi vetëm në javën e parë të muajit mars, sepse me afrimin e sezonit turistik, situata mund të përkeqësohet edhe më shumë.