Për të dytën javë radhazi, e diela është ditë pushimi total në të gjithë Shqipërinë.

Asgjë nuk është e hapur dhe njerëzit e kanë katergorikisht të ndaluar të dalin në rrugë që prej orës 13:00 të së shtunës.

Në Durrësin e ngrohur sot nga moti, panorama është krejtësisht e qetë.

“DurrësLajm” ka filmuar në disa prej akseve kryesore të qytetit, ku mbizotëron vetëm qetësia dhe zbrazëtia.

Për më shumë ndiqni pamjet më poshtë, që s’kanë nevojë për koment.