E diela plot diell ka mbushur plot sot shëtitoren “Taulantia” dhe lokalet e restorantet e Durrësit.

Pas të shtunës së zymtë e të ftohtë, dita e fundit e fundjavës ka nxjerrë bregu detit me dhjetëra durrsakë e familjarë për të pushuar.

Pavarësisht stiuatës së vështirë me numrat gjithnjë e në rritje të të infektuarve me Covid-19, durrsakët nuk lënë pa i shfrytëzuar ditë si kjo.

Shumë me maska mbrojtëse, e sakaq shumë të tjerë jo, të gjithë shijuan këtë fund vjeshte për të marrë rrezet e ngrohta.

Edhe trafiku është paraqitur tejet i rënduar në zonën e Vollgës deri në Currila, po ashtu edhe në rrugën e Plazhit.