Ashtu siç ishte parashikuar, dita e hënë ka nisur me reshje të dendura shiu. Në qytetin e Durrësit reshjet e shiut kanë filluar të krijojnë vështirësitë e para në qarkullim, ndërkohë që edhe trafiku po paraqitet i rënduar në nyjat kyçe të qytetit.

Sipas IGJEUM, sot nuk parashikohet përmbytje në qarkun e Durrësit, por qarqet më të rrezikuara janë Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës dhe zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.