Deputetja Blerina Gjylameti ka konfirmuar se ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Ligjvënësja, e cila është dhe shtatzënë, në një postim në rrjete sociale, shkruan se ka simptoma të lehta dhe është karantinuar në banesë.

“Ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për t’u testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshme për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë”, shkruan ajo mes të tjerash.

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe…

Posted by Blerina Gjylameti on Friday, October 23, 2020