“E kemi keq punën”, dalin përgjimet. Si e lajmëroi deputeti Çyrbja, Shullazin për hetimet e prokurorisë

17/08/2018 - 13:43

Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016-s, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij. Mes dhjetëra telefonatave të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëve. Në rrjetën e përgjimit, kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish-zyrtar i lartë i Hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Referuar dosjes hetimore, rezulton se menjëherë sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e Hhipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.

Ligjvënësi e informon atë, se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt.

“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit.
Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan të jepte shpjegime në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat e hetimit, raporton “BalkanWeb”.

Pasi mbaron rrëfimin e tij, pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danin dhe i kërkon të takohen.

Nga ai moment deputeti dhe i dyshuari nuk rezultoi të kenë folur më në telefon. Pak muaj me vonë, Çyrbja u ballafaqua në sallën e gjyqit me Shullazin dhe të pandehurit e tjerë duke dhënë dëshminë e tij. Ai foli asokohe edhe për një takim që kishte pasur me Emiljano Shullazin, për çështjen e ish-hotel Vollgës, por nuk pranoi të kishte pasur komunikime me miqtë e tij përmes telefonit, ku i informonte për gjithë sa ndodhte.

Prej atëherë ka kaluar jo pak kohë. Çyrbja vazhdon i qetë jetën parlamentare. Ndërkohë Shullazi dhe miqtë e tij, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të rënda, si gjobëvënie apo shkatërrim prone me eksploziv, presin shtatorin për të dëgjuar pretencën e prokurorisë.

Në këto muaj kur Vettingu në gjyqësor ka dhënë frytet e para, e pritet që ky proces të nisë edhe në polici, pyetja e madhe që shtrohet është: A ka ardhur koha për Vetting në politikë?

Burimi: BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg për 4 persona që rezultuan deri tani në pjesën e organizatorëve të skemës mashtrue

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar në një postim në Facebook se bregdeti do të përfshihet nga era të forta gjatë kësaj fundjave.

Pas vendimit të një dite më parë të opozitës për të djegur mandatet, Kuvendi i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedh

Qytetarët e Durrësit janë të dyjëzuar, ndërsa nuk mungojnë as personat indiferentë, përsa i përket situatës së nxehtë në të cilën ndodhet

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten në dhomën e këshillimi t’i hapë rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar

Një grup mbështetësish të PD-së, janë grumbullua për të pritur me protestë kryeministrin Edi Rama në Gjirokastër. 

Disa zona në Tiranë do të jenë pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve që po bëhen për instalimin e rrjetit 20 kv në një kabinë q

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur për të diskutuar edhe kërkesën e grupeve parlamentare të opozitës për shkarkimin e Arta Mar

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, vijon me denoncimet e tij lidhur me plagjiaturat në doktoratura apo artikuj shkencorë.

Polici nga Dukagjini Berhan Bajrakurti, me gjasë pritet të lerë qelinë ditën e sotme pasi ka rezultuar se personi që ai ka bërë filmimin