Vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri dhe pjesërisht në Qendër. Pasditja vijon kryesisht e kthjellët në zonat Perëndimore, por Veriu dhe zonat Lindore do të kenë vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të izoluara.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes ndërsa mesdita ruan vlera konstante në territor, por me një rritje të lehtë në zonat Qendrore, duke shkuar deri në 29 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.

moti panorama - 25 prill 2018