E mitura në Durrës largohet nga banesa prej më 17 maj, e ëma e shqetësuar: S'ka asnjë gjurmë

24/05/2020 - 17:58

Një 12-vjeçare është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 në Durrës.

Ka qenë nëna e saj e cila ka denoncuar zhdukjen e të miturës prej datës 17 maj.

Në një komunikim përmes telefonit, ajo ka treguar se e bija është larguar nga banesa e gjyshes pas mesnatës.

“Kur u zgjuam në mëngjes vajza ishte larguar nga dritarja”, thotë nëna ndërsa bën me dije se kanë denoncuar në polici por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

“Jam nje nene nga Durresi, kam nje hall shum te madh, me eshte zhdukur vajza 12 vjecare nga shtepia qe ne te gdhire te se dieles, ne daten 17 maj  te javes se kaluar.. Doja ta publikoja nepermjet jush me inicialet e vajzes I. V. Ju lutem ju lutem shum publikoheni.”, shkruan ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d