Në një dalje për mediat, Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar në lidhje me ndërrimin e jetës së një 82-vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

Qirjako tha se e moshuara e cila rezultonte e prekur na disa sëmundje, ka rezultuar positive me koronavirus pas vdekjes.

“Në lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82-vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë.

Analiza për koronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit “Shefqet Ndroqi”.”, tha ajo.