E motra i vdiq 5 ditë pas dasmës, i vëllai: E besoj autopsinë

27/01/2020 - 21:29

Pas një peripecie jo të pakët, Mjekësia Ligjore ka bërë publike autopsinë për vdekjen e 19 vjeçares, Rezarta Hajdari, e cila humbi jetën në muajin dhjetor në fshatin Xhyrë, në shtratin martesor vetëm 5 ditë pasi ishte martuar me Olsi Hajdarin.

Autopsia, e cila i është dërguar edhe Prokurorisë Elbasan, ka konstatuar ashtu sikundër dyshohej helmimin nga monoksidi i karbonit i lëshuar nga mangalli me prush që çifti i bashkëshortëve kishin vendosur në dhomën e gjumit për t'u ngrohur.

Në fillim ky version nuk u besua nga familjarët, të cilët akuzuan Olsi Hajdarin se kishte helmuar të afërmen e tyre.

Madje familja e Olsit Hajdarit nuk u pranua as në ceremoninë e lamtumirës së Rezarta Hajdarit, ndërkohë që vetë bashkëshorti po luftonte me vdekjen.

Por pas daljes së autopsisë familjarët e Rezarta Hajdarit duket se i kanë ulur gjakrat. Ata kanë pranuar rezultatet e autopsisë duke lënë të kuptohet që nuk do të ketë hakmarrje.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku është shprehur se është dakord me ekspertizën e bërë nga mjekët dhe se nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij.

"Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli." është shprehur ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në sheshin “Liria” në Durrës vijojnë përgatitjet për maratonën sensibilizuese të ditës së diel, “Një hap për Durrësin”.

Klubi i qytetit të Peshkopisë, Korabi, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të kryebashkiakut të Rogozhinës Haxhi Memolla për ndarjen n

Përpara Ministrisë së arsimit, ekipi i Qëndresës Qytetare, zhvilloi një protestë kreative në formën e ekspozitës. Njëra pas tjetrës u ren

Është ndarë nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla. 

Lista me personat që duhet të justifikojnë pasurinë, për të cilët ka dyshime se forta se është vënë përmes aktivitetit kriminal nuk i kan

Edvin Prifti, shefi i shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ka ngritur alarmin se në QSUT nuk mund t

Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se të dielën (nesër) më 23.02.2020 do të zhvillohet aktiviteti “Një hap për Durrësin”, pra

Dy rastet e vdekjeve nga koronavirusi në shtetin fqinj përtej Adriatikut, kanë alarmuar jo pak edhe shqiptarët, të cilët sëmundjen vdekje

Bashkia e Durrësit njofton se ka filluar këtë të premte, lëvrimin e këstit të dytë të bonusit të qirasë.

Si çdo fundjavë, vijon kontrolli i Policisë Rrugore me radar e drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane.