Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë në një kohë jo më të gjatë se 24 orë. Fatmir dhe Luan Domi, përkatësisht 60 dhe 55 vjeç kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid, duke shkaktuar një dhimbje të dyfishtë tek familjet respektive.

Lajmi bëhet i ditur nga djali i njërit prej viktimave, i cili pasi lajmëroi fillimisht vdekjen e xhaxhait një ditë më parë, sot njoftoi edhe vdekjen e babait.

“Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e Babait tim Fatmirit 60 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te pabese. Humbja e Fatmirit ishte nje goditje e forte dhe e papritur per femijet, bashkeshorten, mua, te afermve dhe miqve.

Pritja behet nga ora 9-13 te lokali “Stafasani” Burrel dhe varrimi ne fshatin Baterr e Vogel. Miqte, te afermit jane te mirekuptuar per shkak te situates edhe per mosmarrjen pjese ne kete ceremoni mortore.

Me shume respekt”, shkruan Ibrahim Domi.