Një 85- vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike ka vendosur t’i japë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, më datë 18.08.2017, në lagjen numër 15.

I moshuari me iniciale H.L. është gjetur i vetëvarur, në një degë ulliri, në oborrin e banesës së tij.

Dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e të ndjerit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.