Shkolla 9-vjeçare "Neim Babameto" në Durrës do të shembet pasi grupet e ekspertëve e kanë klasifikuar si objekt me rrezikshmëri për jetën e nxënësve apo stafit pedagogjik.

Siç duket edhe në videon e "DurrësLajm", godina e këtij institucioni, në të cilën marin mësim 900 nxënës ka pësuar dëme të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pothuajse çdo faqe e murit të shkollës 9-vjeçare është plasaritur, çarë e shkërmoqur, jashtë funksionit për të pritur nxënësit që kanë një javë pa mësim.

Bankat, karriket dhe mjete të tjera të cilat deri pak kohë më parë kanë shërbyer për procesin e mësimdhënies, janë nxjerrë në oborr.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me nxënësit e kësaj shkolle, në ditët në vijim.

Në vitin 2018, në këtë shkollë është bërë rikonstruksion i pjesshëm përsa i përket tualateve ndërsa gjatë 2019-2020 parashikohej të bëhej rikonstruksioni i kopshtit "Neim Babameto".