Prej tre ditësh Evisa Lika, 36-vjeçarja që humbi bashkëshortin dhe tre fëmijët në aksidentin tragjik të Velipojës, po kurohet në spitalin e Durrësit, ku i qëndrojnë pranë e ëma dhe familja e saj.

Vëllai Artur Lika është kthyer nga Italia pas lajmit të kobshëm që të mund t’i japë forcë Evisës, e bashkë me vëllain tjetër e dy prindërit i rrinë tek koka, raporton BalkanWeb.

Ne jemi duke i ndenjur afër, do rrimë sa më afër të jetë e mundur, edhe mjekët po i rrinë afër po na ndihmojnë shumë…ajo kur përmendet kërkon vazhdimisht të shkojë në Velipojë e t’i shohë tek varri, por tani s’ecën dot, kur të bëhet më mirë”,- thotë ai.

Vëllai thotë se sot Evisën e ka vizituar sot prifti i Velipojës me të cilin ka folur e është rrëfyer, moment ky që i ka dhënë pak lehtësim për të mposhtur dhimbjen e madhe.

“Ajo është besimtare, çdo fundjavë shkonte në kishë bashkë me fëmijët…I ndikoi për mirë vizita e tij”,- tha më tej Arturi.

37-vjeçarja humbi në aksidentin e tmerrshëm në Velipojë bashkëshortin dhe 3 fëmijët e mitur. /BW