E sulmuan publikisht dy zv.ministra, reagon për gjyqtarja Çela

09/08/2018 - 20:50

“Ky shkelës i ligjit, dy herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga gjykata, falë gjyqtares Herila Çela”, do të shprehej zv.ministër i Drejtësisë një ditë më parë.

Por, siç tregon dosja që Top Channel disponon, masa e arrestit ndaj Taulant Manajt fillimisht nuk është ndryshuar nga gjyqtarja Herila Çela, por nga një treshe gjyqtarësh të Apelit të Vlorës, të cilët vlerësojnë se Prokuroria nuk ka sjellë prova që të vërtetonin se i dyshuari kishte pasur armë.

Për këtë fakt, ndaj këtyre gjyqtarëve dhe Prokurorisë nuk pati asnjë denoncim. Siç thuhet në dokumentacion, pasi 28-vjeçari ka thyer masën, ai është kapur nga policia sërish me armë.

Fillimisht gjyqtarja Çela ka vendosur “arrest me burg”, për ta zbutur më pas në “arrest shtëpiak”, për shkakun se pas veprimeve hetimore të Prokurorisë nuk u gjetën gjurmë të të dyshuarit. Por, a është ky vendim i duhuri, kur ndaj këtij shtetasi rëndojnë disa vepra?

TCH: Jeni e bindur që keni dhënë një vendim në bazë të provave?

Gjyqtarja Herila Çela: Absolutisht që po, jam e bindur për këtë. Është paraqitur kërkesa dhe, gjithçka që kam depozituar dhe çfarë është administruar në dosjen gjyqësore janë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Unë nuk kam asnjë koment më shumë për të bërë. Jam e përgjegjshme absolutisht me vendimin dhe vendimmarrjen. Jam bazuar në provat që janë paraqitur në seancën gjyqësore nga ana e Prokurorisë.

Sipas gjyqtares, Prokuroria duhej ta kishte vendosur në dijeni edhe për episodin e parë, duke mos i veçuar fashikujt hetimorë. Pas sulmeve të qeverisë, reagimi i Çelës në kohë vettingu është edhe një apel për institucionet që të kryejnë verifikimin e duhur.

“Unë di të them se kam 20 vite në sistem. I kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë. Unë jam e hapur të vijnë kontrolle, të vijnë të verifikojnë nga Ministria apo nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nga kushdo që e sheh të arsyeshme”, deklaron më tej gjyqtarja Herila Çela./Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të "Unazës së Madhe" që prek banesat

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do t’i nënshtrohet procesit të vetingut më 22 janar.

Ministria e Brendshme njofton se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhërua

MeteoAlb parashikon për këtë të shtunë mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore të cilat do vijojnë gjatë paradites në të gjithë territo

Asambleja e Personelit Akademik në Fakultetin e Drejtësisë, me anë të një deklarate për mediat bën të ditur se mbështesin protestën e stu

Hekuran Hoxha, 48-vjeçari i vënë në pranga sot në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale, akuzohet

Këshilli Rajonal i Urdhrit të Farmacistëve në Tiranë, pas denoncimeve të vazhdueshme në lidhje me problemin e vonesave në pagesën e rimbu

E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë

Ndërkohë që protesta e studentëve vazhdon me bojkot dhe ngujim në të gjithë universitetet e vendit pedagogët paralajmërojnë me pershkallë