Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako do të përjetojë nga afër emocionet e përballjes se Kombëtares shqiptare me Francën, e cila do të luhet në orën 20:45.

Përmes një postimi në Facebook, Sako ka zbuluar se ndodhet në "Air Albania Stadium", e shoqëruar nga ambasadorja franceze në vendin tonë, Christina Vasak.

"Bashkë me Ambasadoren e Francës në vendin tonë, Vasac, për të ndjekur djemtë kuqezi që rikthehen në "Wembley" -n shqiptar. Sot të gjithë prozhektorët janë kthyer në stadiumin e ri modern. Forca shqiponjat kuqezi!  #perjetekuqezi#airalbaniastadium", shkruan Sako.