“Lëreni vajzën tonë të kthehet në shtëpi dhe gjithçka do të jetë si më parë”, ky është apeli i babait të 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili, i cili është injoruar për më shumë se një javë, kur edhe është zhdukur vajza e tij.

“Ne jemi zgjuar, shikojmë nëpër male nuk mbyllim dot sytë”, u shpreh ai i trishtuar, ndërsa kujton edhe çastet e fundit para se vajza të humbiste gjurmët.

Ai tregon se 19-vjeçarja u largua nga shtëpia të premten për të shkuar në një intervistë për punë, në një dyqan lodrash për fëmijë dhe që nga ajo kohë ata nuk kanë asnjë informacion për të.

Ai ka zbuluar se “personi i fundit që e pa atë ishte dhëndri im, burri i vajzës. Ajo ishte me një mik”. Se cili ishte miku që shoqërohej Artemis në ato momente ende nuk është zbuluar ndërsa policia vijon hetimet, bazuar në dëshmitë e dhëna edhe nga qytetarët që e kishin parë vajzën në Athinë, në një gjendje të rënduar psikologjike.