Një person që po priste në autostradë furgonat e rastit për të udhëtuar nga Durrësi në Tiranë, është aksidentuar nga një makinë që po ecte indietro.
Aksidenti ka ndodhur të mërkurën më datë 10 janar, në autostradë te mbikalimi i Sukthit, ndërsa ngjarja është kallëzuar një ditë më parë në komisariatin e policisë.
Shtetasi Th.P., vjeç 78, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 10.01.2018, duke pritur furgonin për të shkuar në Tiranë, një mjet duke ecur indietro e ka aksidentuar. Pasi e ka përplasur të moshuarin, drejtuesi i mjetit jo vetëm që nuk i ka dhënë ndihmën e parë, por është larguar menjëherë.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital ku dhe aktualisht ndodhet i shtruar nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, blutë e Durrësit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.