Edhe Ambasada shqiptare në Itali konfirmon mbylljen e listave për riatdhesim

29/03/2020 - 16:36

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari, bëjnë të ditur se pas njoftimit të Qeverisë për riatdhesimin e qytetarëve të bllokuar jashtë vendit kanë marrë një numër jashtëzakonisht të madh e-mail-esh dhe telefonatash nga persona që kërkojnë të rikthehen në Shqipëri.

Por siç e ritheksoi sot Kryeministri Rama, institucionet diplomatike në Itali po punojmë për rikthimin në atdhe, pas kontigjentit të parë që u kthye dje nga Italia, vetëm të personave të regjistruar në Ambasadë në listën e mbyllur deri në njoftimin e Qeverisë.

"E kemi të pamundur, për shkak të numrit të tyre shumë të madh dhe rrethanave të punës, t'iu pergjigjemi mesazheve të qytetarëve që na kanë shkruar. Ambasada dhe Konsullatat kërkojnë mirëkuptimin e të gjithëve për këtë", thuhet në deklaratën për media.

Nga ana tjetër, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari, u bën me dije qytetarëve të regjistruar se kriteret e prioriteteve për riatdhesimin janë ato që janë bërë publike nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

"Kërkojmë nga qytetarët e regjistruar të jenë të aksesueshëm nëpërmjet telefonit, whatsapp ose email, në pritje të njoftimeve tona".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Tiranë, sot, u zhvillua protesta paqësore “Për Fëmijërinë e Vjedhur”, e nxitur nga rasti i fundit i abuzimit të 15-vjeçares në Babrru

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti.

Mijëra qytetarë në Tiranë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinion

Dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë që kishin ngritur një rrjet prostitucioni janë lënë në burg. Gjykata e Kavajës ka vendosur

 “Unë zgjedh të jetoj e sigurtë”, “Në vend që t’i mësoni djemtë të mos përdhunojnë, mësojini të respektojnë”, “Nuk luhet përdhunimesh

Shembja e pallatit 6 katësh me tritol la pas dëme të konsiderueshme në bizneset pranë objektit në bulevardin e Durrësit.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka rrëzuar Policinë e Shtetit për 48 pasuri për të cilat është kë

Ky është momenti i shpërthimit të pallatit të VIP-ave në bulevardin e Durrësit, i cili në një sekondë përfshihet i gjithi në flakë përpar

Shembja e pallatit 6 katësh me tritol la pas dëme te bizneset në bulevardin e Durrësit.