Në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, janë: mjekët, infermierët, zjarrfikësit, policët dhe gjithë shërbimet shtetërore që janë pjesë kyçe në angazhimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e COVID-19.

Këtu nuk bëjnë përjashtim edhe efektivët e Forcës Detare, të cilët janë angazhuar në terren si pjesë e patrullimit në komunitet.

Zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiten i rangut të Parë, Artur Meçollari, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në sajë edhe të bashkëpunimit shumë të mirë me Drejtorinë e Policisë të Qarkut Durrës, kryerja e detyrës po bëhet me përkushtim dhe etikë në këtë luftë të përditshme me koronavirusin.