Në një dalje për mediat, dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se edhe 4 pacientë të tjerë kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë.

Dervishi njoftoi se mes viktimave ishte edhe një 75-vjeçar nga Durrësi.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.”, tha ajo.

Prej fillimit të pandemisë, në qarkun e Durrësit janë regjistruar në total 15 humbje jete për shkak të koronavirusit, ndërsa në vend 93.