Jo vetëm qarkullimi i mjeteve dhe njerëzve është pezulluar prej ditësh por edhe ai i peshkarexhave në portin e Durrësit.

Anijet e peshkimit qëndojnë të lidhura në mol, pasi edhe punëtorët e këtij sektori janë të vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre në tokë.

“DurrësLajm” ka qenë në sektorin e peshkimit ku vërehet se të gjithë anijet janë të lidhura në mol, ndërsa të gjithë punëtorët e këtij sektori janë të vetëizoluar pas vendimit të qeverisë.

I gjthë biznesi në Durrës është i mbyllur, dhe situata nuk dihet sa do të zgjasë. Dyqanet kanë ulur qepenat, ndërsa pak subjekte qëndrojnë të hapura, si dyqanet e bukës, të fruta perimeve, farmacitë dhe supermarketet me orar të kufizuar.

Biznesi për çdo ditë që qëndron mbyllur është në pikiatë, ndërsa qeveria ende nuk ka vendosur se si do t’ju vijë në ndihmë mijëra punëtorëve që qëndrojnë të izoluar, ndërsa subjektet rrezikojnë të mbyllen.

K.H.