Ministria bullgare e Mbrojtjes njofton se në periudhën 12-21 korrik 2019, në Bullgari zhvillohet stërvitja ushtarake e marinës luftarake bullgare dhe me pjesëmarrjen e vendeve të NATO-s “Breeze 2019”. Shtabi në qytetin-port detar të Varnës bërë të ditura të gjitha zonat e përfshira në stërvitje në pjesën bullgare të Detit të Zi dhe në zonën ekonomike ekskluzive. 

Marrin pjesë 12 shtete-anëtare të NATO-së me 27 anije, 5 avionë, 6 helikopterë dhe 2 257 ushtarakë nga Bullgaria, Shqipëria (me oficerë të shtabit të Forcës Detare të Plepave, Durrës), Belgjika, Briatnia e Madhe, Greqia, Italia, Kanadaja, Polonia, Rumania, SHBA-ja, Turqia, Franca, Grupi i dytë i përhershëm i anijeve të NATO-s dhe Grupi i dytë i përhershëm i NATO-s kundër minave.

Në stërvitje do të marrin pjesë 132 përfaqësues të lartë të 21 agjencive qeveritare të vendeve anëtare, 4 ministra, përfaqësues të qeverisë bullgare, organizatave joqeveritare dhe private.

Th.M.