Nisma #Edheune kundër zgjedhjeve të 30 qershorit po merr zgjerim në të gjithë vendin.

Reagimet kanë ardhur nga fushat e kulturës dhe medias, por tani edhe nga politika.

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i është bashkuar nismës së nisur nga Bujar Kapexhiu.

‘#EdheUne nuk do të votoj me 30 qershor. Edhe unë, ashtu si Bujar Kapexhiu do te bej gjithcka eshte ne doren time per t'i penguar keto votime fallco’, shkruan Mustafaj në Facebook.